Topless në rrugë, por a e dallojnë?!

25/01/2017 00:00

Një modele britanike ka marrë guximin të dalë topless në rrugë, por jo të gjithë e vënë re këtë fakt.

Sarah Ashleigh, një artiste e pikturimit të trupit, pikturoj një veshje në trupin e modeles Kelly Klein.

Eksperimenti i organizuar nga MailOnline synonte të dallonte reagimin e njerëzve kur të kuptonin se kishin të bënin me një femër topless.

Në më pak se 10 minuta shëtitje vetëm 19 persona e vunë re dhe ia ngulën sytë modeles ndërsa ajo ecte përgjatë rrugës.

“Ishte shumë ftohtë. Fillimisht ndjehesh shumë e ekspozuar. Më pas e harron, por kur vë re disa njerëz që t’i ngulin sytë kujtohesh se nuk ke rroba veshur”, shprehet modelja Kelly Klein.

Top Channel