Napoli në çerekfinale, të kuq për Hysajn

24/01/2017 00:00

Napoli pret biletën e parë në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pas triumfit minimal ndaj Fiorentinës në “San Paolo”, ku u zhvillua një ndeshje me ritëm shumë të lartë dhe me raste të shumta nga të dy ekipet.

Skuadra e Sarrit me atë që dha në fushën e blertë e meritoi kualifikimin, teksa në gjysmëfinale do të sfidojë fituesin e ciftit Juvcntus – Milan.

Në mesin e pjesës së parë u luajt një një 10 minutësh i cmendur, por mungoi goli.

Në të 19-ën Chiesa e detyroi Reinen të devijonte në fundore, ndërsa 3 minuta më pas portieri spanjoll kryen një tjetër ndërhyrje vendimtare duke shmangur një gol të sigurtë.

Në krahun tjetër Pavoleti godet me traun e portës së Tatarushanu, ndërsa në të 29-ën Insigne shënjestron traversën nga një goditje e lirë.

Sulmuesi i Napolit ishte i pafat edhe në të 63-ën, me topin që përfundoi aty ku bashkohet shtylla me traversën, gjithsesi pas shumë përpjekjesh pas aksioni model në të 71-ën, Callejon, realizoi me kokë golin e kualifikimit.

Elseid Hysaj ishte në një ditë të mirë duke ndihmuar shumë në fazën sulmuese, megjithatë në fund të takimit ishte i pafat pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Në kohën shtesë u barazuan forcat në fushë pas ndëshkimit të Oliverës me të verdhën e dytë.

Top Channel