Reali, valë dëmtimesh para Celta Vigos

24/01/2017 00:00

Humbja në ndeshjen e parë ndaj Celta Vigos e komplikoi rrugëtimin e Realit të Madridit në Kupën e Mbretit, por mbi të gjitha rindezi një konflikt asnjëherë të shuar mes Cristiano Ronaldos dhe tifozëve.

Të mërkurën, skuadra e Vigos do të luajë sërish me “galaktikët”, këtë herë në stadiumin “Santiago Bernabeu”, e problemeve me mbështetësit i shtohen edhe shumë lojtarë të dëmtuar.

Suksesi 2-1 ndaj Malagës nuk e riktheu klimën pozitive, edhe pse në stafin teknik të “Los merengues” ka optimizëm se në fund të sezonit do të fitojnë trofe me rëndësi.

“Nga kjo situatë duket sikur jemi një skuadër në vendet e fundit të renditjes, duke luftuar për mbijetesën. Këto janë gjëra normale për një skuadër futbolli, pasi tifozët shqetësohen kur ka një dëmtim, apo kur ne humbasim. Jemi në formë dhe e dimë se të mërkurën kundër Celtës do të japim maksimumin. Kur gjërat shkojnë mirë bëhet më e lehtë, por tani kemi detyrën të përmbysim humbjen 2-1”, tha trajneri Zinedine Zidane.

Braziliani Marcelo dhe mesfushori kroat Luka Modriç iu nënshtruan analizave këtë të martë dhe nuk dihet nëse do të aktivizohen. “Los Blancos” do të duhet të bëjnë gjithashtu edhe pa Pepe, Carvajal, Garreth Bale dhe James Rodriguez.

Top Channel