Paguhet 72 milionë dollarë e nuk di të bëjë kosh (Video)

24/01/2017 00:00

Joakim Noah është një basketbollist francez, i cili ka vite që luan në NBA, kampionatin më të fortë të basketbollit në botë.

Qendra e New York Knicks paguhet 72 milionë dollarë për 4 sezonet që ka kontratë me skuadrën njujorkeze, por ende nuk di të shënojë nga vija e gjuajtjeve të lira.

Në ndeshjen ndaj Indiana Pacers, Noah u bë qesharak duke mos prekur fare as hekurin.

Top Channel