Në përpjekjen për të thyer një tabu, një modele e njohur belge rrëfen seksualitetin e saj të dyfishtë.

29-vjeçarja Hanne Gaby Odiele lindi me testikuj të pazbritur, të cilat iu hoqën në moshën 10-vjeçare, pasi mjekët paralajmëruan për mundësinë e zhvillimit të një tumori.

Njerëzit mes dy gjinive kanë një ndërthurje të karakteristikave seksuale mashkullore e femërore. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, problemi prek rreth 1.7 për qind të popullsisë botërore. Odiele ka lindur me sindromën e Morrisit, që shkakton praninë e kromozomeve mashkullore te femrat.

“Është shumë e rëndësishme që në këtë pikë të jetës sime të thyeja tabunë”, rrëfen ajo për median “USA Today”.

Në moshën 10-vjeçare, ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e testikujve. “E dija se nuk do të mund të lindja më fëmijë, pasi nuk kisha më menstruacione. E dija që diçka nuk shkonte”, vijon më tej ajo.

Por pavarësisht stresit e problemeve që i shkaktonin procedurat, të cilave iu nënshtrohej, modelja pohon se nuk ka ndonjë gjë të keqe të jesh hermafrodit. “Nëse tregohen të ndershëm që prej fillimit, mund të të evitojnë pasojat traumatike”, përfundon Odiele.

Top Channel