Paris, “Chanel” ndriçon pasarelën

24/01/2017 00:00

Parisi rrezatoi nën dritat e pasarelës së “Chanel”, teksa shtëpia franceze e modës krijoi një korridor pasqyrash për të prezantuar koleksionin e fundit “haute couture”.

Pasarela e kolonat reflektuese të dekoruara me zambakë të bardhë bënin që modelet dhe krijimet e reja të stilistit Karl Lagerfeld të shiheshin nga të gjitha cepat.

Kostumet në nuancat e pastelit kishin formën e tulipanit, e shoqëroheshin me kapele që dukej se mezi e ciknin kokën, aq sa flladi më i lehtë do t’i rrëzonte. Koleksioni rrezatonte në çdo element të tijin, me fustane kokteji ngjyrë rozë e vjollcë të hapur, me rrip në mes, e funde me pupla të spërkatura me gjethe metalike.

Modelja dhe muza e “Chanel”, Lily-Rose Depp, vajza e Johny Depp dhe Vanesa Paradise, mbylli në mënyrë dinjitoze shfaqjen, me një fustan madhështor ngjyrë rozë.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel