Pa ujë mes burimeve…

24/01/2017 00:00

Rreth 7200 banorë të Libohovës kanë probleme të shumta furnizimi me ujë të pijshëm, megjithëse qyteza dhe rrethinat janë të njohura për pasuritë e jashtëzakonshme ujore.

Burimi i Zhepës në Libohovë, për nga prurja, bukuria dhe cilësia e ujit është edhe një atraksion natyror i rrallë.

Kryetarja e Bashkisë së Libohovës, Luiza Mandi thotë se ndërhyrjet me fonde lokale në rrjetin e brendshëm të furnizimit kanë shmangur një pjesë të humbjeve, por sipas saj duhen investime kapitale për një ujësjellës të ri.

Qyteti i Libohovës furnizohet aktualisht nga burimi i Lozës, që ka një kosto të lartë shfrytëzimi.

Përveç qytetit, në të gjithë bashkinë e Libohovës, problemi i furnizimit me ujë mbetet ndër shqetësimet më madhore. Fshatra si Hoshteva, Ndërani, Zheji në Zagorie nuk kanë furnizim me ujë nëpër banesa dhe banorëve ju duhet ende të transportojnë ujin nga burimet pranë fshatrave.

Top Channel