Punësimi sezonal në Gjermani, ja mundësitë

24/01/2017 00:00

Qendra Gjermane e Informimit për Emigracion ka zhvilluar këtë të martë një takim me studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Përfaqësuesit e qendrës kanë informuar të rinjtë e Fakultetit Ekonomik mbi mundësinë e punësimit në Gjermani, si për studentët ashtu edhe për nxënësit e shkollave profesionale gjatë sezonit të verës.

Koordinatori Florenc Qosja ka sqaruar se, aplikimet dhe kriteret janë shumë të thjeshta, duke nënvizuar se gjuha e huaj nuk është e domosdoshme, nuk ka nevojë për vizë pune, por mjafton të plotësohet formulari me të dhënat personale, shoqëruar me një vërtetim nga shkolla përkatëse.

“Sa u takon punëve që ofrohen, ato nuk kërkojnë eksperiencë. Ato janë punë në bujqësi, paketime, pastrime, ndihmësa, etj”, ka saktësuar Qosja.

Aplikimet duhet të bëhen deri më 31 janar dhe formularët duhet të dorëzohen pranë qendrës DIMAC Albania, në Tiranë. Ata që kërkojnë më shumë informacione mund të vizitojnë edhe profilin e qendrës në rrjetin social Facebook.

Top Channel