98-vjetori i vdekjes, homazhe në nder të Ismail Qemalit

24/01/2017 00:00

Në ditën e 98-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit janë bërë homazhe para varrit të tij dhe Ushtarit të Panjohur në qytetin e Vlorës.

Në ceremoninë e organizuar nga bashkia e qytetit të tij të lindjes, ku dhe shpalli pavarësinë më 1912-n, kanë marrë pjesë drejtues të pushtetit lokal dhe politikanë të cilët kanë vlerësuar figurën e Plakut të Urtë të Vlorës, kontributin e madh të tij si themelues i shtetit të parë shqiptar.

Në ceremoni ra në sy mungesa e përfaqësuesve politikë të së djathtës. 24 janari është njëherësh dita e lindjes së kryeministrit të parë shqiptar.

Top Channel