Gjosha në ministerialin e BE-së: Zgjerimi i shërben sigurisë

24/01/2017 00:00

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha po merr pjesë në takimin e ministrave dhe sekretarëve të Shteteve për Çështjet Europiane, që po zhvillohet në Maltë.

Në fjalën e saj, Gjosha e ka vënë theksin tek rëndësia që ka për sigurinë e Europës integrimi i Ballkanit dhe ka shprehur shpresën për një proces integrimi racional.

“Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor i shërben sigurisë së Europës. Shpresojmë në një raport të ndërmjetëm që do të mundësonte çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në”, ka thënë Gjosha.

Top Channel