Mel Gibson bëhet baba për herë të 9-të

24/01/2017 00:00

Mel Gibson bëhet baba për herë të nëntë.  61-vjeçari dhe e dashura e tij Rosalind Ross, 26 vjeçe u bënë prindër të një djali, sipas revistës “People”.

Një burim ka thënë për faqen se: “Ata janë të lumtur dhe Lars është i mrekullueshëm. Familjet e tyre u ndodhen pranë dhe Mel është në qiellin e shtatë. Të gjithë janë shumë mirë dhe të lumtur!”.

Aktori dhe regjisori ka shtatë fëmijë me ish gruan Robyn Moore:  Hannah, 36, binjakët Christian dhe Edward, 34, William, 31, Louis, 28, Milo, 26, dhe Thomas, 17.  Gjithashtu ka dhe një vajzë 6-vjeçare, Lucia, me ish të dashurën Oksana Grigorieva.

Ndërkohë gjatë një intervistë në tapetin e kuq të Golden Globes, aktori tha se ndihet në formë, por pranon se nuk ka një emër për fëmijën e tij të ardhshëm. Rosalind, e cila është 26 vjeçe, 10 vjet më e vogël se vetë vajza e Gibson, është një shkrimtare.

Top Channel