Heroi 91-vjeçar, sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar gruan

24/01/2017 00:00

Një 91-vjeçar italian mbeti i vdekur në Tajlandë teksa tentoi të shpëtonte gruan e tij 49-vjeçare nga një degë e shkëputur nga pema.

Giacomo Smedile ishte duke ecur së bashku me bashkëshorten përgjatë bregut të detit, kur një degë e madhe u shkëput nga pema dhe u drejtua mbi gruan.

91 vjeçari u tregua shumë i vëmendshëm dhe i guximshëm në të njëjtën kohë. Ai tenton të largojë bashkëshorten e tij, por goditet nga dega në kokë dhe ndërron jetë menjëherë.

Policia dhe ndihma e shpejtë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por gjetën trupin e pajetë të të moshuarit, i cili sakrifikoi jetën e tij për të bashkëshortes.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel