Bisedimet për Sirinë, luftë fjalësh mes palëve

24/01/2017 00:00

Kryenegociatori i qeverisë siriane denoncoi ato që ai konsideroi si komente provokuese nga rebelët në fillim të bisedimeve për paqen në Kazakistan.

Bashar Jaafari tha se përfaqësuesi Mohamed Allush nuk veproi në mënyrë diplomatike gjatë bisedimeve inderekte të organizuara nga Rusia, Irani dhe Turqia.

Më herët Allush e përshkroi qeverinë siriane si një entitet terrorist. Ai gjithashtu tha se zgjidhja politike e luftës civile ishte opsioni i preferuar nga rebelët, por jo i vetmi. Dita e dytë dhe e fundit e bisedimeve në kryeqytetin kazak Astana zhvillohet gjatë të martës.

Këto janë bisedimet e para ku delegacioni i opozitës është i formuar ekskluzivisht nga përfaqësues të grupeve të armatosura. Bisedimet e ditës së parë ishin të mbyllura për mediat, me përjashtim të fjalës së ministrit të Jashtëm kazak, Kairat Abdrakhmanov, i cili tha se është koha që të arrihen zgjidhjet që populli sirian i meriton.

Askush nuk pret rezultatet të jashtëzakonshme nga bisedimet që shihen si një përpjekje për të gjetur terren të përbashkët. Debatet e para indirekte mes palëve ndërluftuese në tryezën e bisedimeve tregojnë qartë se pozicionet e tyre janë shumë larg.

Mediat shtetërore siriane shkruajnë se ky është shansi i fundit për terroristët që të negociojnë paqen, ndërsa rebelët thonë se nëse nuk arrihet një marrëveshje e paanashme, do të vazhdojnë luftën pasi është e ligjshme dhe të drejtë të luftojnë për të drejtat e tyre.

Top Channel