Tentojnë t’i japin ryshfet punonjësit të policisë, arrestohen

24/01/2017 00:00

Dy persona janë vënë në pranga pasi i kanë ofruar ryshfet punonjësve të policisë rrugore për të shmangur masën  administrative.

Rasti i parë është shënuar në Korçë, ku në pranga është vënë shtetasi Sokol Selim, 46 vjeç, i cili drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa AA475OR i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore një shumë prej 3 500 lekë, për të shmangur masën administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Ndërkohë, në Delvinë është vënë në pranga një 24 vjeçar, Leo Majko. Arrestimi i tij u bë në qytetin e Delvinës pranë vendit të quajtur “Ura e Gajdarit”, pasi ky shtetas duke drejtuar mjetin e tij tip “Citroen” me targë ZZB 5382, ka tentuar t’i japë 2000 lekë (të rinj) punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim që t’i shmangej masës administrative pasi po qarkullonte pa rrip sigurimi.

Top Channel