Grabitën me dhunë, pranga personave, mes tyre një femër

23/01/2017 00:00

Tre persona, mes të cilëve edhe një grua, ranë në pranga nga efektivët e policisë së Komisariatit të Gramshit me akuzën e vjedhjes.

Arrestimi i Bujar Qyras, 46 vjeç, Sokol Bërdëllimas, 29 vjeç dhe Vera Çekrezit, 40 vjeçe, që të gjithë banues në Gramsh, u bë në flagrancë.

Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet të kenë vjedhur me dhunë shtetasin Xh.H. 37 vjeç, banues në Lushnje.  Të tre shtetasit dyshohen se gjatë grabitjes kanë marrë një aparat celular dhe 20.000 lekë të reja.

Sendet e vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë kryer në bashkëpunim”.

Top Channel