Universi ynë në një imazh të vetëm

23/01/2017 00:00

Shkencëtarët besojnë se universi është rreth 13.8 miliardë vjeçar dhe që prej asaj kohe është populluar vazhdimisht nga miliarda galaksi në territore të paeksploruara më parë.

E pikërisht duke u bazuar tek teoritë kryesore mbi formimin dhe shtrirjen e universit, që siç thotë Albert Ajnshtajn ndodhet në një zgjerim të vazhdueshëm, artisti Pablo Carlos Budassi ndoshta është autori i ilustrimit më të saktë sesi mund të jetë hapësira ku edhe ne bëjmë pjesë.

Ai ka përdorur shërbimin “Logarithmic Maps” të NASA-s, imazhe të tjera të shkrepura nga agjencia amerikane e hapësirës dhe ato të Princeton, për të ndërtuar “diskun” e universit tonë.

“Disku” ndahet në disa rrathë, ku në qendër është konceptuar sistemi ynë diellor. Pas kësaj, çdo nivel përtej qendrës ‘zvogëlohet’ me 10 herë. Kjo, thotë artisti, është mënyra më e mirë për të bërë më të dukshme diçka kaq të madhe sa universi dhe për ta ilustruar atë në një rreth të vetëm. 

FOTO GALERI
1/2

Top Channel