Statistikat e Realit, mbrojtja është sulmi më i mirë!

23/01/2017 00:00

Fitorja në transfertën e “San Siros” ndaj Milanit e konsolidoi entuziazmin e Napolit kur duhet të llogarisë sesi të mbijetojë në Champions League kundër Realit të Madridit.

Si të mos mjaftonin golat e Cristiano Ronaldo, Modric, apo Benzema, skuadra italiane duhet të llogaritë një tjetër pikë force që është kthyer në vendimtare në ndeshjet e fundit. Mbrojtja e “blankos” po kthehet në sulmin më të mirë me lojtarët e prapavijës në rolin e goleadorëve.

18 rrjeta sezonale akumulojnë mbrojtësit galaktikë, duke e bërë këtë repartin difensiv më profilik të Europës. Reali i Zidan jo vetëm që pëson pak, pasi ka lejuar prekjen e rrjetës 17 herë në 18 ndeshje, por realizon shumë gola që vijnë nga reparti që nuk pritet. Mbrojtësit “blankos” kanë shënuar 18 herë, më shumë sesa kanë shënuar të gjithë te Empoli. Crotone, Palermo apo Pescara në Serinë A, apo Granada e Leganes në La Liga.

Sergio Ramos ishte i fundit që vodhi skenën sulmit duke shënuar dy herë dhe duke i dhënë fitoren Realit kundër Malaga. Kapiteni i formacionit kryeqytetas spanjoll numëron 8 gola sezonal pa ndihmën e penalltive apo goditjeve të dënimit. Por edhe shokët e tjerë të repartit nuk bëjnë shaka.

Varane ka sigluar 4 gola, Marcelo dy dhe kanë shënuar gjithashtu Carvajal, Nacho, Pepe e Danilo.

Top Channel