Iggy prezanton linjat dhe…të dashurin

23/01/2017 00:00

Nga brigjet meksikane, Iggy Azalea prezantoi edhe publikisht të dashurin e saj të ri, producentin muzikor, LJay Currie, të cilit nuk iu nda për asnjë moment në bordin e një jahti luksoz.

Këngëtarja u shfaq me rroba banjoje të kuqe, ndërsa çiftit në këtë arratisje meksikane u ishin bashkuar edhe disa miq të përbashkët.

26-vjeçarja, e nominuar katër herë për çmimet “Grammy” duket se ka hedhur pas krahëve romancën e saj me rreperin, French Montana, me të cilin u nda qershorin e kaluar.

“Zbulova se më tradhëtonte me femra të tjera në shtëpinë tonë”, deklaronte ajo 3 muaj pas ndarjes.

FOTO GALERI
1/25

Top Channel