PD, Vokshi: Nuk është parashikuar asnjë fond për rimbursimin

23/01/2017 00:00

Kryetarja e komisionit të shëndetësisë, deputetja Albana Vokshi komentoi deklaratat e kryeministrit Rama për rimbursimin e ilaçeve për 600 mijë persona të pasiguruar, duke i quajtur ato një farsë.

“Edi Rama hapi thesin dhe hodhi gënjeshtrën e radhës me shëndetësi falas: do të paguajë ilaçet e rimbursueshme për 600 mijë qytetarë të pasiguruar. Por në buxhetin e shëndetësisë për vitin 2017 nuk ka parashikuar fond shtesë për këtë gjë, ndërkohë që do të duheshin të paktën 68 milionë euro për t’i rimbursuar”, ka deklaruar Vokshi.

Sipas saj, gënjeshtra tjetër e kryeministrit është receta elektronike.

“Edhe këtë projekt Edi Rama e ka bërë për klientët dhe jo për qytetarët ndaj edhe ka dështuar. Edhe pse projekti pilot në Durrës ka dështuar siç e ka pranuar vetë qeveria (DRF Durres), softëare i Beqes ka krijuar anomali (nuk regjistrohen të dhënat, nuk bëhet dot inventari, kodet nuk njihen etj) duke i lënë të sëmurët pa ilace, Edi Rama i ka dhënë 5 milionë euro të tjera, një tjetër klienti për ta shtrirë dështimin në të gjithë Shqipërinë”, ka thënë Vokshi.

Top Channel