Gjykata Speciale për Kosovën, presidentja nis zyrtarisht punën

23/01/2017 00:00

Presidentja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka nisur zyrtarisht punën e saj në konsolidimin e ekipit, që do të merret me hetimin e krimeve të supozuara të UÇK-së.

Caktimi i gjyqtarëve që do të hetojnë rastet konkrete është hapi i ardhshëm i madh, që kjo gjykatë do të bëjë, siç konfirmon për gazetën “Zëri”, zëdhënësja Avis Benes.

Ajo ka thënë se detyra e parë e presidentes Trendafilova do të jetë përgatitja e seancës plenare me gjyqtarët.

“Presidentja Trendafilova ka marrë tashmë detyrat e saj. Prioritet ka përgatitjen e seancës plenare me gjyqtarët, që do të mundësohet pasi ata të caktohen”, ka thënë Benes.

Top Channel