Jeta e tribuve të izoluara në Bangladesh (Foto)

23/01/2017 00:00

Nëpër kodrat e Bangladeshit ka disa tribu të izoluara që vazhdojnë të jetojnë si primitivë dhe që ushqehen me qen dhe tigra.

Fotografi Rehman Asad kaloi disa javë me Murongët, një nga tributë më të mëdha të Bangladeshit.

Specialiteti i tyre i kuzhinës është nappi, që konsiston në peshk, mish dreri ose bretkose të fermentuar të përzier me oriz.

Shtëpitë i kanë të ndërtuara me dru bambuje, i kanë sipër kodrave. Çdo shtëpi ka jo më pak se 3 dhoma dhe një ballkon. Në asnjë nga shtëpitë nuk gjen mobilje dhe nuk kanë elektricitet.

Në lidhje me jetën e përditshme të këtyre tribuve, fotografi tregon: “Meshkujt kanë vetëm një punë. Ata dalin në gjueti për kafshë, që familja të hajë. Femrat punojnë shumë. Mbushin ujë në përrua ose në lumë herët në mëngjes. Më pas, gatuajnë e mirëmbajnë shtëpinë. Një punë tjetër e tyre është që të shkojnë në kodër për të mbledhur dru. Ndërsa fëmijët qëndrojnë në shtëpi e luajnë me fqinjët, pasi nuk kanë asnjë shkollë”.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel