Konflikt mes nxënësve, plagoset një prej tyre

23/01/2017 00:00

Një grup nxënësish të një shkollë 9-vjeçare të Durrësit janë konfliktuar këtë të hënë me njëri-tjetrin e për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.

Sipas informacioneve paraprake, një prej nxënësve të shkollës “Bedrie Bebeziqi” është plagosur me thikë në shpatull. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Ndërkaq, pak momente më vonë, policia ka mundur të arrestojë njërin prej agresorëve, ndërsa është në kërkim të një nxënësi tjetër, i konsideruar gjithashtu përgjegjës për ngjarjen, e cila ka ndodhur në ambientet e shkollës 9-vjeçare.

Top Channel