Tenton të vetëvritet 91-vjeçari, i gjendet municion

23/01/2017 00:00

Një 91-vjeçar ka alarmuar banorët e Krujës, teksa pretendonte të vetëvritej.

Ngjarja e çuditshme është shënuar rreth orës 13.30 të së dielës, ku komshinjtë kanë dëgjuar N.P të bërtiste duke pohuar se do të vetëvritej. Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila ka mbëritur në banesën e të moshuarit, dhe e ka gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjatë kontrollit iu gjetën një pushkë model 56, një automatik model 56 dhe 111 fishekë. Ndaj tij rëndojnë akzuat e armëmbajtjes pa leje dhe shkaktimit të vetëvrasjes, por do të hetohet në gjendje të lirë për shkak të moshës së thyer.

Top Channel