Bayern, Vidal: Nuk do të luaj për 2-3 javë

23/01/2017 00:00

Bayern Munchen dhe Carlo Ancelotti marrin lajme të këqija nga Arturo Vidal. Mesfushori kilian do të jetë i detyruar të qëndrojë jashtë fushave të blerta për shkak të një dëmtimi, lajm të cilin e konfirmon vet ai në një intervistë për median gjermane.

“Ndiej dhimbje të forta në brinjë. Do të më duhet të pushoj, pasi në këto kushte nuk mund të luaj. Ka shumë mundësi që të qëndroj jashtë fushave të blerta për 2-3 javë. Vetëm në këtë mënyrë mund të riaftësohem plotësisht. Të shohim sesi do të jetë gjendja për 1/8-at e finaleve të Champions League”, deklaron Vidal.

Arturo Vidal ka luajtur 22 ndeshje në këtë sezon me Bayernin, në të gjitha kompeticionet, si dhe ka shënuar 3 gola.

Top Channel