Bushati në Barcelonë, takim me Mogherinin

23/01/2017 00:00

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në Barcelonë të Spanjës, ku merr pjesë në ministerialin e Mesdheut. Ai është takuar me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon, rolin stabilizues dhe europianizues të shqiptarëve në shtetet ku ata jetojnë, vizionin e Shqipërisë për një rajon të sigurt ku proceset demokratike shtet-konsoliduese vijojnë pa u keqpërdorur nga aktorë të tretë.

Ministri Bushati ka shprehur angazhimin e Shqipërisë, për të vijuar kontributin e saj për një rajon të kyçur në rrjedhat euro-atlantike.

Top Channel