Theresa May, e para lidere që do takojë Trump

22/01/2017 00:00

Theresa May ka konfirmuar se do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, për bisedime në Shtëpinë e Bardhë të premten.

Në një fitore të madhe për Douning Street nr. 10, ajo do të jetë e para lidere botërore që do të vizitojë presidentin Trump në shtëpinë e bardhë dhe ata takohen në më pak se një javë pas inaugurimit të tij.

May e ka kritikuar publikisht miliarderin në të shkuarën dhe insiston se nuk do të ketë frikë të sfidojë këndvështrimet e tij të papranueshme edhe në këtë takim. Sidoqoftë, ajo deklaron se fokusi i takimit në Uashington do të jetë tregtia, NATO dhe Siria.

“Sa herë që të ketë dicka që unë ta konsideroj të papranueshme, nuk do të kem frikë tia them këtë Donald Trumpit”, shprehet Theresa May, kryeministre e Britanisë.

Ajo insistoi se fakti që është një kryeministre femër dhe e para lidere e huaj që takohet me Trump, pas inaugurimit, do të jetë deklarata më e fortë që ajo mund të bëjë për rolin e gruas në botë.

May tha edhe se do ta ftojë zotin Trump të vizitojë Britaninë, këtë vit, pavarësisht se pohoi se ftesat për vizita shtetërore përcaktohen nga Bakingam Palas.

Top Channel