Votimi elektronik, Rama: PD, alibi për humbjen; Reagon Basha

22/01/2017 00:00

Në komunikimin javor në rrjetet sociale, kryeministri Rama tha se opozita ka gjetur si alibi votimin elektronik, për të justifikuar humbjen e sigurt në zgjedhjet e 18 qershorit. Sipas kreut të qeverisë, votimi elektronik nuk aplikohet as në vende shumë më të zhvilluara se Shqipëria.

“Fakti është se ne e kundërshtojmë  votimin elektronik dhe jemi skeptik për identifikimin elektronik apo dhe numërimin elektronik. Kemi kaluar një përpjekje në këtë drejtim kur ishim në opozitë dhe kemi mësuar shumë. Por pse votimi elektronik mund të jetë shumë më problematik për integritetin e zgjedhjeve se sa votimi tradicional, gjë që ka bërë që ta refuzojnë shumë vende shumë më të zhvilluara se ne, Gjermania psh e ka shpallur deri antikushtetuese votimin elektronik. Kemi mësuar dhe pse identifikimi elektronik  është teorikisht dhe jo praktikisht i parealizueshëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe gjetkë. Kemi mësuar si dështoi projekti pilot në Fier e Tiranë për numërimin elektronik”, u shpreh Rama.

Sipas Ramës, qeveria është e gatshme të mbështesë votimin elektronik në rast se mbështetet nga ekspertët e OSBE-së. Në komunikimin javor kryeministri nuk kurseu as kritikat ndaj programit elektoral të partisë demokratike duke i cilësuar si hapa pas për të ardhmen e vendit.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kreut të opozitës Lulzim Basha pas deklaratave të kryeministrit Rama në komunikimin javor.

“Pasi e qau programin e vet me 300 mije vende pune dhe shendetesi falas tani lideri global po merret edhe me programin e opozites. Ti thote dikush: fol me ngadale kur flet per zgjedhjet se te merret fryma”, shkruan Basha po në rrjetet sociale.

Top Channel