Veliaj: Shumë shpejt, në Tiranë do të ketë ujë 24 orë

22/01/2017 00:00

Bashkia e Tiranës ka bërë të mundur ndërtimin e armaturës së tubacionit të Shën Mërisë, që furnizon rreth 1/3-ën e të gjithë territorit, duke shmangur dëmtimet e herëpashershme të rrjetit kryesor.

“Ishte shumë e rëndësishme që të ndërtonim këto diga duke lartësuar tubacionin. Sot kemi një situatë shumë më të mirë me ujin e pijshëm; nga 7 orë kemi vajtur në 14 orë, pra është dyfishuar. Megjithatë është ende larg të qenit 24 orë, por besoj se me investimin që po bëjmë në Shën Mëri, në Qafmollë, me tubacionin që shton prurjet në Tiranë, besoj që në një kohë të shkurtër, për një pjesë të mirë të Tiranës, do të kemi furnizim 24 orë”, theksoi Veliaj.

Sipas drejtorit të UKT-së, Redi Molla, gjithashtu i pranishëm në njësinë Adminsitrative Shen Gjergj, aktualisht është bërë rikualifikimi i dhe ndërhyrja në pompat e qafmollës, 2 nga pikat më problematike që shkaktonte herë pas here probleme në furnizimin me ujë të qytetarëve të Tiranës.

Top Channel