Basha takon Senatorin Jim Inhofe

22/01/2017 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, njoftoi me anë të një postimi në Facebook për takimin e tij të fundit në Kongresin Amerikan, atë me Senatorin Jim Inhofe, Kryetar i Komisionit të Punëve Publike dhe anëtar i Komisionit të Biznesit të Vogël dhe Sipërmarrjes dhe Komitetit të Forcave të Armatosura në Senatin Amerikan.

“E njoha senatorin me programin tone per te mbeshtetur sipermarresit e vegjel dhe te mesem si gjeneratoret e punesimit. Mora vleresimet per programin e PD dhe biseduam për ndihmën që SHBA mund të japin për zhvillimin e sipërmarrjes dhe biznesit të vogël në Shqipëri, dhe përmirësimin e kushteve për biznesin.
Në mënyrë të veçantë u ndalëm në reformat e nevojshme kundër korrupsionit dhe monopoleve klienteliste që vrasin konkurencën dhe inisiativën e lirë. Programet e qeverisë amerikane veçanërisht të USAID mund të na japin një ndihmë të madhe në përpjekjet tona për një ekonomi të çliruar nga korrupsioni dhe presioni qeveritar.
Me Senatorin Inhofe biseduam edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe rëndësinë jetike që Shqipëria të mos kthehet në strehë për grupet ndërkombëtare të krimit të organizuar.
Folëm gjithashtu për situatën politike në rajonin tonë dhe veçanërisht përpjekjet e Kosovës për integrimin e plotë në bashkësinë politike dhe ekonomike botërore”, shkruan Basha.

Top Channel