Seria A, çifti Dybala-Higuain mposht Lazion

22/01/2017 14:25

Juventusi ka mundur 2-0 Lacion, duke vazhduar të mbajë kryesimin e Serisë A edhe pas javës së 20 të kampionatit italian.

Bardhezinjtë zgjidhën ndeshjen me dy gola të shpejtë të sulmuesve argjentinas Dybala dhe Higuain, përkatësisht në minutat 5 dhe 17, duke menaxhuar pjesën e mbetur të ndeshjes pa asnjë problem.

Më këto 3 pikë, Juventusi shkon në kuotën e 48 pikëve, 4 më shumë se Roma e vendit të dytë, që do e luajë ndeshjen e saj ndaj Kaljarit në mbrëmje, në stadiumin “Olimpico”.

Top Channel