19 vite nga sulmi në familjen Jashari

22/01/2017 00:00

Kjo e diel shënon 19-vjetorin e sulmit të dytë të Serbisë mbi familjen Jashari, në Prekaz. Më 22 janar të vitit 1998, në orët e para të mëngjesit, forca të policisë serbe kishin lëvizur nga fabrika e municionit të gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes “Jashari”, e ishin drejtuar drejt kullës së Jasharëve për ta sulmuar atë me armë të ndryshme.

Megjithatë, atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, ndërsa rezistencën ndaj sulmit të policisë serbe e kishin bërë Shabani e Hamza, me nipër e mbesa.

Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari ndodhi më 5 mars të vitit 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin.

Sulmit i shpëtoi Iliriana, e cila ndodhej në Akrashticë të Vushtrrisë. Ajo ishte e fejuar, e më pas është martuar me Asllan Selimin, bashkëluftëtar i Adem Jasharit e vëlla i Rexhep Selimit.

Top Channel