Burrel, arrestohet 20-vjeçari. Aksidentoi kalimtaren

22/01/2017 00:00

Një shtetas është arrestuar nga policia e Matit, pasi aksidentoi një kalimtare 17-vjeçare në vendin e quajtur “kryqëzimi i spitalit” në qytetin e Burrelit, si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit.

Në pranga ka rënë Ardit Xhakrosa, 20 vjeç nga njësia administrative Rukaj. 17-vjeçarja A.K. është transportuar menjëherë për në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë të specializuar, e tashmë raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Policia akuzon drejtuesin e mjetit “Benz Mercedes” për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, dhe materialet hetimore ndaj tij ia ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat.

Top Channel