Polici në skemën e klandestinëve

22/01/2017 00:00

Policia kufitare e Korçës godet një grup që realizonin trafikun e klandestinëve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Mes tre personave të arrestuar është edhe një punonjës i Policisë Kufitare në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Më konkretisht janë vënë në pranga shtetasit Marsel Miço dhe Ilia Çipi, të dy banues në Korçë, të cilët akzuohen për falsifikim të dokumenteve dhe dhënie e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Ndërsa punonjësi i policisë, Lefter Bardho, akuzohet për shpërdorim detyre.

Sipas policisë, Miço dhe Çipi siguronin pasaporta biometrike shqiptare dhe serbe si dhe personat që do t’i përdornin, ndërsa efektivi Bardho lejonte kalimin e tyre për në territorin e Greqisë. Personat që përdornin këtë skemë ishin persona që për arsye të ndryshme nuk u lejohej futja në territorin e Greqisë apo zonën Shengen, dhe duke përdorur ngjashmërinë fizike me fotot e personave në pasaporta, realizonin kalimin e paligjshëm.

Personave të ndaluar u janë gjetur 9 pasporta bimoterike shqiptare, 1 pasaportë biometrike serbe si dhe katër aparatë celularë.

Top Channel