Ura e prishur izolon banorët e fshatit Greth

21/01/2017 00:00

Ura e fshatit Greth, i komunës Kryevidh, është e shkatërruar prej një viti, duke rrezikuar jetën e banorëve që kalojnë përmes saj pasi nuk kanë alternativë tjetër.

Banorët deklarojnë se, për fat të mirë deri tani nuk ka pasur viktima, por disa të lënduar pasi janë rrëzuar në përpjekje për të përshkuar urën.

Bëhet fjalë për fshatarë, por edhe për të huaj që nuk e njohin zonën por u duhet të kalojnë.

Edhe rrugët e fshatit janë në gjendje të mjerueshme për të udhëtuar drejt fshatrave fqinje, Spille dhe Vil Bashtovë, me makinë.

Edhe pse rruga në fjalë nuk është më shumë se 1 kilometër, për të arritur një nga fshatrat duhen rreth 40 minuta me automjet.

Top Channel