Vlorë, kapet skafi i drogës; i dyti në 24 orë

21/01/2017 00:00

Policia kufitare e Vlorës ka kapur pasditen e kësaj të shtune një tjetër mjet lundrues që dyshohet se do të përdorej për trafikim të lëndëve narkotike.

Mjeti zotërohej nga dy shtetas italianë, të identifikuar me inicialet A.D dhe F.M, përkatësisht 64 dhe 65 vjeç. megjithatë, gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu në mjetin lundrues nuk janë konstatuar materiale apo sende të paligjshme.

Skafi, me gjatësi 8 metra dhe i pajisur me dy motorë 225 KF secili, është pikasur nga radarët e policisë kufitare të Vlorës, duke lëvizur nga veriu në drejtim të ujërave tona bregdetare.

Policia ka sekuestruar mjetin dhe po vijon veprimet proceduriale për sqarimin e rrethanave të pranisë së tij në ujërat tona.

Vetëm në orët e para të mëngjesit të së shtunës, një skaf tjetër u bllokua sërish nga policia e qytetit bregdetar dhe sërish në bord ishin dy shtetas italianë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel