Mrekullia e Rooney shpëton United

21/01/2017 00:00

Wayne Rooney më në fund u bë golashënuesi më i mirë i historisë së Manchester United me një supergol të shënuar ndaj Stoke Cityt në sekondat e fundit të ndeshjes për t’i dhënë një pikë skuadrës së tij.

Në stadiumin “Britannia”, vendasit shënuan të parët 19 minuta pas fillimit të ndeshjes kur Juan Mata devijoi në portën e tij në krosim të Erik Pieters. Gjatë gjithë ndeshjes miqtë patën raste për të barazuar, por duhet të prisnin kohën shtesë për të marrë një pikë me vete.

Mourinho vendosi të ngrinte Rooneyn nga stoli në minutën e 67-të duke e zëvendësuar pikërisht me autorin e autogolit Mata dhe kapiteni ia shpërbleu duke realizuar një gol të mrekullueshëm me një goditje dënimi të përkryer nga jashtë zone, gol që ishte edhe i 250-ti për të me fanelën e United, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.

“Djajtë e Kuq” gjithsesi mbeten në vend të gjashtë në renditje, një pikë pas rivalëve të City-t dhe 2 pikë pas Arsenalit të vendit të katërt.

Top Channel