Gjykatat shqiptare pranojnë paditë civile për vrasjet e 21 janarit

21/01/2017 00:00

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, përmes një njoftimi për media ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Administrative, duke i cilësuar vendimet e saj mbi çështjen e 21 janarit të argumentuara drejtë, ku u pranuan paditë e familjarëve e të vrarëve të 21 janarit, vendim që u pasua nga vendimi i Këshillit të Ministrave për të dëmshpërblyer familjarët e viktimave.

Në deklaratë theksohet se kërkimi i dëmshpërblimit është vetëm një prej aspekteve të ndjekura nga ekspertët e “ResPublika” me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Ndërkohë thuhet në njoftimin për shtyp, paralelisht vijon ndjekja e dy çështjeve të nisura në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, vendimet e të cilës pritet të dalin shpejt. Në këtë proces palët kanë goditur mënyrën e hetimit dhe të gjykimit penal.

Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, thekson se ky proces vlen si histori suksesi e shoqërisë civile që nuk u ndal derisa u bë e mundur dhënia e drejtësisë në proceset civile, ndërsa shpreson në një vendim të drejtë nga Gjykata Evropiane për shkeljet e konstatuara në procesin penal.

Top Channel