NBA, Golden State fiton ndaj Houston

21/01/2017 00:00

Është Golden State skuadra fituese e supersfidës me Houston në NBA. Skuadra e Warriors iu imponua teksanëve teksa i mposhti me rezultatin 125-108.

Kevin Durant mori përsipër rolin e liderit të Golden State pasi shënoi 32 pikë në këtë takim. Por Stephen Curry nuk mbeti pas.

Ylli i Warriors e mbylli sfidën me 24 pikë, 15 nga të cilat nga distanca. Për Rockets, James Harden i zhgënjeu pasi paraqitja e tij nuk ishte në nivelin e ndeshjeve të kaluara. Harden shënoi 17  pikë, por ajo që të bie në sy është se ai nuk ishte i saktë në 5 tentativat që pati nga distanca e 3 pikëve.

Chicago dorëzohet përballë Atlanta-s, e cila e fitoi këtë përballje me rezultatin 102-93. Hawks iu fal Schroeder në këtë ndeshje me basketbollistin që shënoi 25 pikë. Për Bulls nuk mjaftuan 19 pikët e Jimmy Butler  për të evituar disfatën e 23 në 44 ndeshje.

Vazhdon momenti i mirë i Phuiladelphias që fitoi edhe ndaj Portland 93-92 falë gjuajtjes së saktë për 3 pikë të Covington 4 sekonda nga fundi i ndeshjes. Në FedEx Forum, Memphis fitoi pa shumë probleme ndaj Sacramentos  101-97, ndërsa Dallas humbi kundrejt Utah në Texas 107-112, pas kohës shtesë.

Top Channel