Itali, përplaset autobusi me të rinj, 16 të vdekur

21/01/2017 00:00

16 të rinj të vdekur dhe 40 të tjerë të plagosur ishte bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur në Itali, ku një autobus i një akademie sportive hungareze u përplas me bordurat anësore të rrugës.

Të vdekur janë nga 14 deri në 18 vjeç dhe ajo që e bën akoma më shumë tragjike ngjarjen është fakti se pjesa më e madhe e kufomave janë djegur dhe për identifikimin e tyre nevojiten testet e ADN-së.

Në momentin e përplasjes në autobus ndodheshin 56 persona. 40 të tjerët kanë mbetur të plagosur, ku 13 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoritetet italiane kanë mbyllur përkohësisht rrugën dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet për një përgjumje të drejtuesit të autobusit.

Top Channel