26-vjetori i shoqatës “Çamëria”, Idrizi: E dimë forcën tonë!

21/01/2017 00:00

Në 26-vjetorin e themelimit të Shoqatës Çamëria, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi shprehu bindjen për t’i shkruar deri në fund zgjidhjes së kësaj çështjeje.

“Ne e dimë forcën tonë, ne e dimë rrugën tonë dhe me Shoqatën Çamëria dhe mbështetjen e gjithë shqiptarëve do të shkojmë drejt zgjidhjes së çështjes çame”, tha Idrizi.

Kreu i PDIU-së përmendi disa nisma në këtë drejtim, të marra së fundmi.
 
“Kujtoj marrjen e ADN së familjarëve të të vrarëve në Çamëri si dhe kemi ngritur një komison hetimor në Parlament”, u shpreh ai.

Top Channel