Jennifer Aniston ka disa lajmë të mëdha

21/01/2017 00:00

Jennifer Aniston ka pranuar se është e dëshpëruar që rikthehet në televizion 13 vjet pasi përfundoi sitcom-in më të parë në botë “Friends” në rolin e Rachel Green.

Aktorja 47-vjeçare ka luajtur në filma të ndryshëm pas përfundimit të serialit, i cili pati 10 sezone dhe përfundoi në 2004.

Ajo ka pasur dhe role dytësore në televizion si në serialet 30 Rock dhe Cougar Town, që nga koha e Friends por thotë se ndihet e tunduar për tu rikthyer në ekranin e vogël në një rol kryesor.

“Jam  menduar shumë për këtë. Këtu është puna, këtu është cilësia. Në këtë pikë të karrierës sime, dua të jem pjesë e historive të mrekullueshme, karaktere të veçanta dhe tia kaloj mirë”, ka thënë ylli i Hollivudit.

Top Channel