Ushtria hap akset e bllokuara nga dëborë

21/01/2017 00:00

Rruga malore drejt Golemit në njësinë administrative të Çepos në Gjirokastër, është aksi i fundit rural që po zhbllokohet këtë të shtunë në këtë Qark.

Një mjet i rëndë i ushtrisë dhe shërbimi lokal i emergjencave morën pjesë në hapjen e këtij aksi. Në Golem dhe Fushë-Bardhë jetojnë rreth 1 mijë banorë që gjendeshin të izoluar prej më shumë se 10 ditesh.

Të kalueshme me zinxhirë janë edhe akset drejt Zagorisë dhe Pogonit, që ishin të bllokuara prej 1 jave.

Edhe në njësinë Çepo, disa qindra familje do të trajtohen me ndihma në ushqime dhe bazë ushqimore për bagëtitë.

Top Channel