Hajdutët mund të gjendet kudo dhe gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për t’ia arritur qëllimit të tij.

Por njërit prej tyre, në Cheshire të Britanisë, nuk i ka ecur ashtu siç edhe e kishte planifikuar vjedhjen, pasi jo vetëm që kapet duke bërë krimin, por edhe filmohet nga kamerat e sigurisë.

Në video dallohet hajduti, i cili parkon makinën e tij pranë një makine tjetër e mbushur me materiale ndërtimi. Pasi kontrollon nëse po e shikonte njeri ai fillon të marrë materialet, vlera e së cilave arrinte deri në 2000 paund, dhe t’i fusë në makinën e tij.

Dayne Donoghue, pronari i makinës nga ku po vidheshin materialet sapo ka vënë re nga kamerat e sigurisë se diçka e çuditshme po ndodhte është vërsulur për të kapur hajdutin.

Në ndihmë të tij ka ardhur më pas edhe kolegu i tij Kyle Hares duke e neutralizuar hajdutin.

Top Channel