Meta, në emër të qeverisë. Takime zyrtare para ceremonisë

20/01/2017 00:00

I ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është takuar me Ed Royce, kryetar i Komitetit të Politikës së Jashtme.

Meta theksoi se vendi ynë është i vendosur për të forcuar edhe më tej partneritetin e saj me SHBA-të dhe se mbështetja amerikane në Ballkan është jetike për stabilitet dhe siguri. Bindje, të cilën e mbështeti dhe Ed Royce.

Meta gjithashtu është pritur dhe nga presidenti i Senatit, Hatch, i cili ka nënvizuar se administrata e re do t’i kushtojë vëmendje Shqipërisë dhe aleatëve, duke rritur bashkëpunimin në fushat e sigurisë dhe tregtisë.

Top Channel