Basha: Zoti bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane

20/01/2017 00:00

Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar përmes një mesazhi në Facebook presidentin amerikan Donald Trump, i cili mori këtë të enjte zyrtarisht detyrën.

“Urime Presidentit Trump! Zoti e ndihmoftë në detyrën e tij! Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!”, shprehet Basha në postimin e tij.

Teksa shpreh emocionet dhe mbresat “e pashlyeshme” nga ceremonia madhështore e betimit të Trump, Basha thotë: “Një erë e re ka nisur për Amerikën dhe mbarë botën. Ndryshimi po vjen”.

Top Channel