Perla e radhës nga portugezi Quaresma

20/01/2017 00:00

Ai njihet për klasin e tij dhe për golat spektakolar dhe një të tillë Quaresma e shënoi edhe në ndeshjen e një dite më parë ku Beshiktashi fitoi pastër 3-0 ndaj Darica-s në Kupën e Turqisë.

Pasi shmangu bukur një prej mbrojtësve kundërshtarë, portugezi lëshon një parabolë të mrekullueshme, duke mos i lënë asnjë shans reagimi portierit kundërshtar për të realizuar golin e dytë të ekipit të tij.

Goditja e Quaresma pëson edhe një devijim të vogël nga mbrojtësi, por megjithatë goli mbetet i mrekullueshëm.

Top Channel