Bylykbashi: Arsyet pse Rama nuk do votimin elektronik

20/01/2017 00:00

Bashkëkryetari i reformës zgjedhore, Oerd Bylykbashi renditi 10 arsye përse, sipas tij, Kryeministri Rama i trembet votimit elektronik, i propozuar prej Partisë Demorkatike, 8 muaj më parë.

Arsyet që rendit zoti Bylykbashi lidhen me pamundësimin e pushtetit për t’u hequr qytetarëve të drejtën e votës, apo për ta deformuar atë.

Të tilla janë eliminimi i shit-blerjes së votës, votimit familjar, votimit në emër të emigrantëve, falsifikimit të kartave të identitetit, eleminimi i korruptimit të komisionereve në qendrat e votimit dhe numëruesve partiakë, si dhe mundëson nxjerrjen e shpejtë dhe të pakontestuar të rezultatit.

Sipas Bylykbashit, prishja e skemës së blerjes së zgjedhjeve për shkak të votimit elektronik, është arsyeja që Kryeministri e refuzon atë.

Bashkëkryetari demokrat i reformës zgjedhore thotë se “çdo ndryshim tjetër në Kodin Zgjedhor është fasadë pas së cilës kutërbon kufoma e demokracisë”.

Top Channel