Vijon fushata e dorëzimit të armëve

20/01/2017 00:00

Në kuadër të fushatës sensibilizuese për procesin e dorëzimit të armëve të zjarrit dhe materialeve të tjera luftarake, në Komisariatet e Policisë Lezhë  dhe Mirditë u bë dorëzimi vullnetar i një mitralozi kundërajror, 1 kallashnikovi,1 pushkë dhe 1120 fishekë luftarakë.

Gjithashtu, në Komisariatin e Policisë në Berat, u dorëzuan 1 armë zjarri, 1540 fishekë luftarak, 3 granata dore dhe 6 ndezës.

Drejtoritë e Policisë Vendore i falenderojnë qytetarët për bashkëpunimin dhe u bëjnë thirrje edhe personave të tjerë të cilët mbajnë dhe përdorin në mënyrë të paligjshme armë zjarri dhe materiale të tjera luftarake të bëjnë dorëzimin e tyre.

Top Channel