Të pranishmit në inaugurim

20/01/2017 00:00

Shumë prej tyre jo vetëm që nuk ishin dakord me të, por edhe e kritikuan ashpër, sidomos në ditët më të nxehta të fushatës.

U kritikua për premtimet për ekonominë, për murin me Meksikën, qëndrimin ndaj emigracionit, mohimin e ngrohjes globale dhe për sinjalet afruese me Rusinë.

Por në inaugurimin e Donald Trump, zërat kryesorë të këtyre kritikave do të jenë të pranishëm, duke nisur që nga vetë Hillary Clinton, rivalja e tij në zgjedhjet e nëntorit së bashku me Bill Clinton.

Në ceremoni do të marrin pjesë gjithashtu ish-presidentë dhe Zonjat e Para, përfshi edhe George Ë.Bush dhe Lara Bush.

I vetmi që do të mungojë është 92-vjeçari George Bush Senior, aktualisht i shtruar në spital për probleme të frymëmarrjes. Në plate do të ketë edhe anëtarë të Kongresit, ndërsa më shumë se 50 demokratë të Dhomës së Përfaqesuesve, kanë vendosur ta bojkotojnë eventin.

Llogaritet që në Uashington të mblidhen përgjatë ditëve në vijim 800 deri në 900 mijë vetë, edhe pse nuk është ende e qartë se sa do të vijnë për të festuar, e sa të tjerë do t’i hyjnë këtij rrugëtimi vetëm për të kundërshtuar presidencën e Donald Trumpit.

Top Channel