21 Janari, Tahiri: Dëmshpërblimi, detyrim

20/01/2017 00:00

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri thotë për Top-Channel se Qeveria ishte e detyruar të dëmshpërblente familjet e viktimave të 21 Janarit, vetëm pak ditë para përvjetorit të 6-të të ngjarjeve, pasi ka qenë në pritje të vendimit të gjykatave.

“Vendimi i fundit ishte në 12 janar kështu që Qeveria mori masa menjëherë të bënim dëshshpërblimin në kohë rekord”, thotë ministri.
 
Tahiri thekson se hetimet penale për këtë çështje duhet të rishikohen.
 
“Hetimet për për 21 Janarin, janë një çështje shumë e koklavitur dhe kjo meriton një analizë dhumë të thellë edhe për sitemin gjyqësor dhe për prokurorinë në veçanti, ndaj është shumë e domosdoshme për të gjetur çdolloj mënyre për të çuar përpara hetimet penale për 21 Janarin”, deklaron ai.
 
Por sipas tij dënimi i përgjegjësve të 21 Janarit lidhet ngushtë me reformën në drejtësi.
 
“Nuk është pa shkak që pikërisht gjyqtarët që sot flasin me zë më të lartë kundër reformës në drejtësi, me zë të lartë kundër vettingut, janë pikërisht gjyqtarët që kanë dhënë vendimet për mosdënimin e ekzekutuesve, urdhëruesve dhe atyre që fshinë provat më 21 Janar”, shprehet ministri i Brendshëm.

Top Channel